Bashkëkrijuesi i personazheve Spider-Man dhe Doctor Strange, Steve Ditko, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.
Policia ka thënë se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Manhattan të New York-ut më 29 korrik, ku edhe ishte deklaruar i vdekur nga paramedikët.
Fansat e këtyre dy personazheve kanë vërshuar rrjetet sociale për t’i shprehur ngushëllimet dhe nderimet e tyre për krijuesin e dy personazheve mjaft të dashura të stripave të Marvel-it.
Përderisa Stan Lee besohet të ketë ardhur me idenë e një njeriu me fuqi sikur të merimangës, Ditko mban meritat për kostumin kaltër e kuq të superheroit.
https://www.youtube.com/watch?v=n9DwoQ7HWvI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.