Aktorja Russi Taylor, zëri i personazhit të Disney-t, Minnie Mouse, ka vdekur në moshën 75 vjeçare.
Ajo ka vdekur të premten në Glendale të Kalifornisë dhe lajmin e ka konfirmuar edhe kompania e Walt Disney-t.
“Për më shumë se 30 vjet, Minnie dhe Russi punuan bashkë për t’i argëtuar miliona njerëz në botë – një partneritet që e bëri Minnie-n një ikonë globale dhe Russi-n një legjendë të Disney-t të dashur nga fansat kudo”, ka thënë dje kreu dhe shefi ekzekutiv i Disney-t, Bob Iger, përmes një dekalrate.
“Ngushëllohemi duke e ditur që puna e saj do të vazhdojë që të argëtojë dhe frymëzojë gjeneratat pasuese”.
Taylor ishte zgjedhur në mesin e 200 kandidatëve për ta huazuar zërin për Minnie Mouse në një audicion të vitit 1986.
Taylor ishte e martuar me Wayne Allwine deri më vdekjen e tij më 2009. Allwine kishte qenë zëri i Mickey Mouse, partnerit të Minnie-t në film.
Për më tepër, aktorja kishte rol edhe në filma dhe seri të tjera si Simpsons, TaleSpin, The Little Mermaid, Buzz Lightyear, Star Command, Kim Possible.
https://www.youtube.com/watch?v=ZnSsXTjhnrU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.