Aktori i Star Trek, René Auberjonois, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.
Djali i tij, Remy-Luc, zbuloi se babai i tij vdiq të dielën në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një beteje me kancerin e mushkërive, transmeton Klan Kosova.
René ishte i njohur për rolin si Odo, në Star Trek: Deep Space Nine, nga 1993 deri në 1998.
Përveç djalit të tij, aktori i ndjerë la pas gruan e tij, vajzën Judhith Mihalyi Tessa dhe tre nipër e mbesa.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.