Regjisori i famshëm Iranian, Abbas Kiarostami, ka vdekur në moshën 76 vjeçare në Paris të Francës, njofton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ai ishte duke u trajtuar në një spital në Paris pasi vuante nga sëmundja e kancerit.
Kiarostami kishte qëndruar në Iran edhe pas Revolucionit Islamik në vitin 1979 dhe ka realizuar më shumë se 40 filma.
Ai ka fituar edhe Palmën e Artë, çmimi kryesore në Festivalin e filmit në Kanë, me filmin e tij “Taste of Cherry”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.