Ranking Roger, vokalisti i grupit The Beat, ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.
Muzikanti britanik vdiq të martën pas një sëmundje të gjatë, transmeton Klan Kosova.
“Roger vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij i rrethuar nga familja”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga grupi.
“Familja e Roger dëshiron që ta falënderoj secilin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Në fillim të këtij viti, Roger zbuloi se ai pësoi një sulm në verën e vitit 2019 dhe më pas u diagnostikua me dy tumore në tru dhe kancer të mushkërive.
https://www.youtube.com/watch?v=kKWUHAGSHvM
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.