Quincy Jones, muzikanti dhe producenti i shquar që ka punuar me artistë të mëdhenj si Michael Jackson, Frank Sinatra dhe shumë të tjerë, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga publicisti i tij, Arnold Robinson, i cili njoftoi se Jones “u nda nga paqësisht jeta” të dielën në mbrëmje, në shtëpinë e tij në Bel Air (Los Angeles).
“Në këtë natë, me zemra të plota, por të thyer, jemi të detyruar të ndajmë lajmin për humbjen e babait dhe vëllait tonë, Quincy Jones. Edhe pse është një humbje e jashtëzakonshme për familjen tonë, ne festojmë jetën e tij të madhe dhe e dimë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai,” u shpreh familja e tij në një komunikatë.
Quincy Jones njihej më së shumti si producenti i albumit legjendar Thriller të Michael Jackson, një prej albumeve më të suksesshme në historinë e muzikës.
https://www.youtube.com/watch?v=sOnqjkJTMaA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.