Lajmet e fundit
Muzikanti australian, që kishte një “zë të artë të përmbytur në muzikën soul” ishte anëtar i grupit Nick Cave and the Bad Seeds për gati 30 vjet.

Savage iu bashkangjit Bad Seeds në vitin 1990 derisa performanca e tij e fundit e inçizuar me grupin ishte për albumin e vitit 2013 “Push the Sky Away”, pasi ai nuk ishte pjesë e albumit të vitit 2016, “Skeleton Tree”.
Savage kishte lindur më 27 korrik në vitin 1960 në Victoria të Australisë. Ai filloi të luajë në piano kur ishte tinejxher, në pubin që ishte i prindërve të tij.
Nga viti 1980-81 ai performoi me bateristin Jim White në grupin “Happy Orphans”. Para se t’i bashkohej Bad Seeds, Savage ishte pjesë e Feral Dinosaurs (bashkë me White), Dust on the Bible dhe Dave Last dhe the Legendary Boy Kings.
Pasi u bë pjesë e Bad Seeds, Savage publikoi një numër të albumeve solo dhe bashkëpunoi me disa artistë australianë si Go-Betweens’ Robert Forster.
https://www.youtube.com/watch?v=_lPee2BoqTk&app=desktop
https://www.youtube.com/watch?v=FG0-cncMpt8&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=TqhOVY58zIo&feature=youtu.be