Peter Mayhew, i cili kishte gjëmuar në kostumin e Chewbacca-s në filmat e parë të Star Wars, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij të enjten.
Mayhew është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Teksasin Verior, ka thënë familja e tij, shkruan Euroneës.
Aktori shtathedhur e kishte luajtur rolin e Wookie-t 200 vjeçar nga planeti Kashyyyk, i cili e kishte bashkë-pilotuar Millenium Falcon-in me Han Solon.
Ai e kishte luajtur këtë rol në trilogjinë e parë të Star Wars, në vitet 1977, 1980 dhe 1983, si dhe e kishte reprizuar këtë rol në filmat "Revenge of the Sith" më 2005, dhe "The Force Awakens" më 2015.
https://www.youtube.com/watch?v=wc2mxLJdUNU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.