Rob Burrow, ish-ylli i ligës së ragbit, i cili punoi pa u lodhur për të rritur ndërgjegjësimin rreth sëmundjes së neuroneve motorike (MND) pasi u diagnostikua me këtë sëmundje, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.
"Është me pikëllim të thellë që klubi mund të konfirmojë se ish-lojtari Rob Burrow ka ndërruar jetë, në moshën 41-vjeçare", Leeds Rhinos, ku Burrow kaloi gjithë karrierën e tij në ligë, tha në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
“Rob frymëzoi të gjithë vendin me betejën e tij të guximshme kundër sëmundjes së neuroneve motorike që nga diagnoza e tij në dhjetor 2019".
“Ai ndërroi jetë paqësisht në Spitalin Pinderfield afër shtëpisë së tij i rrethuar nga familja e tij e dashur pasi u sëmur në fillim të kësaj jave”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.