Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, Dj i njohur dhe më me ndikim i shtëpisë amerikane të vallëzimit, Paul Johnson.
Paul Johnson ishte vetëm 50 vjeç dhe qe më i njohur për hitin e tij të krijuar më 1999 ''Get Get Down'', e cila edhe në ditët e sotme qëndron për publikun si një ndër më të preferuarat, përcjell Klankosova.tv.
Johnson thuhet se vdiq mëngjesin e sotëm rreth orës 9.00, ndërkaq ai qysh në muajin korrik ishte shtrirë në spital për t’u vendosur në kujdes intenziv pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore me koronavirusin.
https://www.youtube.com/watch?v=9APAHhIPhJE
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.