Pianisti i njohur i xhazit dhe kompozitori, Ahmad Jamal ka vdekur në moshën 92-vjeçare.
Lajmin për vdekje e ka thënë gruaja e tij, ndërkaq vajza e tij Sumayah Jamal për Neë York Times, ka bërë të ditur se babai i saj vuante nga kanceri i prostatës.
Ahmad Jamal ishte i njohur për një stil të rrallë loje muzikore, ku shpesh vendoste një heshtje mes notave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Jamal, i cili e quajti xhazin "muzikë klasike amerikane", kishte thënë se gjatë jetës së tij i pëlqente të nderonte ato që ai përshkroi si hapësira në muzikë.
Ai e filloi karrierën e tij të xhazit si adoleshent në epokën “bebop” të spektaklit virtuoz, por stili i tij evoluoi me shpejtësi.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.