Stephen Sondheim, legjenda e teatrit muzikor dhe shkrimtari i "Sëeeney Todd", ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Kantautori riformësoi teatrin muzikor amerikan në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të me tekstet e tij intelegjente, me rimë të ndërlikuar dhe me përdorimin e melodive ndjellëse.
.Avokati i Sondheim, Rick Pappas i tha Neë York Times se kompozitori vdiq të premten në shtëpinë e tij në Roxbury, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Sondheim ndikoi disa breza të kantautorëve të teatrit, veçanërisht me muzikalë të tillë historikë si "Company", "Follies" dhe "Sëeeney Todd", të cilat konsiderohen ndër veprat e tij më të mira.
Balada e tij më e famshme, "Send in the Cloëns", është regjistruar qindra herë, përfshirë nga Frank Sinatra dhe Judy Collins.
Ndryshe, artisti refuzoi të përsëriste veten, duke gjetur frymëzim për shfaqjet e tij në tema të ndryshme si një film i Ingmar Bergman "A Little Night Music".
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.