Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, ka vdekur në moshën 80 -vjeçare.
Watts ishte njëri ndër antarët që ndihmoi këtë bend të bëheshin një nga grupet më të mëdhenj në Rock 'n' roll, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
"Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur dhe një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij" thuhet në një deklaratë.
Ngushëllime për Watts kanë shprehur yje të ndryshme, përfshirë Paul McCartney të bendit "The Beatles", Ringo Starr, dhe Elton John.
Paul McCartney e përshkroi Watts si një djalë të pashëm dhe një baterist fantastik i cili, sipas tij, ishte i fortë si një shkëmb.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.