Lajmet e fundit

"Me trishtim të thellë familja e Sam Neill njofton vdekjen e tij. Sam ishte i rrethuar nga familja dhe u largua nga kjo jetë me dinjitetin që e karakterizoi gjithmonë. Humbja ishte e papritur, por jemi të bekuar që ai mbeti pa kancer. Falënderojmë stafin e Spitalit Privat të Shën Vincentit për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë moment të vështirë", thuhet në deklaratë.Pas publikimit të lajmit, kryeministri australian Anthony Albanese i bëri homazhe aktorit, duke vlerësuar kontributin e tij në kinemanë australiane dhe atë ndërkombëtare.
"Sam Neill luajti në shumë histori të dashura australiane dhe fitoi një vend të veçantë në zemrat e australianëve. Ai e përballoi sëmundjen me dinjitet, humor dhe forcë. Do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet gjithmonë. U prehtë në paqe", shkroi Albanese.Sam Neill lindi në vitin 1947 në Omagh të Irlandës së Veriut dhe u rrit në Zelandën e Re. Ai fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Dr. Alan Grant në filmin "Jurassic Park" të Steven Spielberg, ndërsa gjatë karrierës së tij interpretoi edhe në produksione të njohura si "The Piano", "The Hunt for Red October", "Event Horizon", "The Tudors", "Peaky Blinders" dhe "Hunt for the Wilderpeople". Me një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada, Neill interpretoi në mbi 150 filma dhe seriale televizive, duke u renditur ndër aktorët më të vlerësuar të brezit të tij. Për kontributin në art, ai u nderua me titullin "Sir" në Zelandën e Re. Pas vetes ai lë katër fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.