Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Cagliarit, Andrea Capone, ka vdekur në moshën 43-vjeçare.
Ai është gjetur në një hotel në Cagliari me një plagë në kokë.
Dyshimet e para janë që ai mund të jetë rrëzuar shkallëve me ç’rast e ka lënduar kokën.
Ai për shtatë vjet kishte luajtur për klubin e qytetit të lindjes, duke e ndihmuar madje të ngjitej deri në Serie A nga ligat më të dobëta.