18.03.2019 · përditësuar para 2670 dite1 min lexim
DJ Itto, emri i vërtetë i të cilit ishte Tajar Shehu, papritmas ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Radio Urban FM, ku i ndjeri kishte punuar.
“Me shumë pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e shokut dhe kolegut në Radio Urban FM, Dj Itto. RIP mik… Që nga kontakti i parë me Tajar Shehu Itto në vitin 2002 Road of Peace e deri tani gjithmonë ka qenë i buzëqeshur, gjithë gjithë gjithë. Një humbje e madhe, një super talent por mbi të gjitha një super shok. U prehsh në paqe…RIP friend, të pikëlluar gjithë stafi i Urban FM”.
Akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së DJ-it të njohur kosovar, njofton Klan Kosova.
Dj Itto njihej për performancat e tij të muzikës elektronike në klubet e Prishtinës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.