Motoristi me prejardhje nga Zvicra, Jason Dupasquier, ka ndërruar jetë të dielën në një spital në Itali.
Ai nuk mbijetoi nga lëndimet që mori të shtunën gjatë garës për pozitat startuese në shtegun italian Mugello në kategorinë Moto 3.
Lajmi u konfirmua nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit.
Ndryshe Dupasquier llogaritej si shpresa më e madhe zvicerane në sportin me motor duke qenë kampioni i shumëfishtë shtetëror, transmeton Klan Kosova
Para fillimit të garës për shpërblimin e madh të Italisë në Moto GP u mbajt një minutë heshtje teksa atë e kujtuan të gjithë garuesit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.