14.05.2018 · përditësuar para 2980 dite1 min lexim
Margot Kidder, aktorja që u ngrit në famë si Lois Lane në filmin “Superman”, vdiq të dielën në shtëpinë në Livingston, Mont në moshën 69 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Vdekja e saj u njoftua nga Franzen-Davis Funeral Home dhe Crematory, të cilët nuk e treguan shkakun e vdekjes.
Kidder ishte një nga aktorët më të angazhuara të viteve ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, duke u shfaqur në filma me Robert Redfordin dhe Richard Pryorin, si dhe me Kristopher Reeven në të katër filmat e “Superman”.
Kidder më pas u kthye si aktiviste sociale dhe politike, duke u bërë organizatore e Partisë Progresive të Demokratëve të Amerikës dhe ka shkruar artikuj të shumtë për botimet e majtë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.