Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një Oscar për aktorin dytësor për rolin e tij në filmin "An Officer And A Gentleman", ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Nipi i aktorit konfirmoi se ai vdiq të enjten mbrëma në Santa Monica, Kaliforni.
Nuk u zbulua asnjë shkak i vdekjes.
Gossett u bë kandidati i tretë me ngjyrë për Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor në 1983.
Ai gjithashtu fitoi një Golden Globe për të njëjtin rol.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.