Këngëtari kanadez me famë botërore, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.
Lajmi i hidhur u dha në faqen e tij zyrtare në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se poeti legjendar, kantautori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë”.
“Kemi humbur një nga muzikantët më të shpërblyer dhe një vizionar të madh”.
Nuk janë dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes së Cohen.
Një tubim mortor do të mbahet në Los Angeles në një nga ditët e ardhshme, thuhet në deklaratën njoftuese në Facebook, njofton Klan Kosova.
Cohen, në intervistën e tij të fundit për New Yorker, kishte folur për vdekjen.
“Jam gati të vdes, Shpresoj se nuk është shumë e parehatshme”.
Artisti para dy javësh kishte publikuar albumin e tij të 14-të, “You Want it Darker” (“Ti e do më errët”), që u vlerësua në mënyrë maksimale nga kritikët. (Klikoni mbi titujt për t'i dëgjuar dy këngë fantastike nga ky album,
You Want it Darker dhe
Travelling Light).
Cohen u bë i njohur në vitet 1960-ta si poet, novelist dhe kantautor.
Fillimisht i fokusuar në letërsi, ai mori vëmendje edhe në muzikë në fund të viteve 60-të.
Albumi i tij i parë, “Songs of Leonard Cohen” (“Këngët e Leonard Cohen”), ishte publikuar në vitin 1967 dhe ishte shndërruar në një album kult.
“You Want it Darker” ishte një bashkë-prodhim i Cohen me djalin e tij Adam.
Duke folur tash vonë për radion CBC, Adam kishte treguar se si ishte të punonte me babanë e tij në albumin që shumë veta besonin se do të ishte i fundit për Cohen.
“Plakushi, që vërtet po vuante nga dhimbjet dhe nuk ishte aspak mirë me shëndet, nganjëherë ngritej nga karriga e tij dhe vallëzonte”, tregonte Adam, njofton Klan Kosova.
“Dhe nganjëherë ne lëshonim ndonjë këngë dhe e dëgjonim sikur ende të ishim adoleshentë, gjithmonë me ndihmën e marihuanës mjekësore”.
Adam e ka përshkruar babin e tij si “i fundit i llojit të vet”.
https://m.youtube.com/watch?v=YrLk4vdY28Q
https://m.youtube.com/watch?v=NGorjBVag0I
https://m.youtube.com/watch?v=NW7oNpzBSGc
https://m.youtube.com/watch?v=VIR5ps8usuo