Në moshën 72 vjeçare ka vdekur kompozitori i njohur kosovar Riza Dolaku.
Këtë e bënë të ditur miqtë dhe familjarët e të ndjerit me anë të postimeve në rrjete sociale.
Një ndër ta është kitaristi Afrim Macula.
"Të humbim një njeri si ty është humbje dhe dhimbje e madhe, por vlerat e tua nuk vdesin kurrrë! Do të të kujtoj me mall gjithmonë", shkroi ai.
Pos Maculës ka shkruar edhe këngëtari i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi, i cili tha se i ndjeri kishte krijuar muzikë të bukur.
"Pusho i qetë Riza Dolaku! Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur! Të fala Hivziut!"./Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.