Kompozitori shqiptar, Avni Mula, është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçe, përcjell Klan Kosova.
Ndonëse i lindur në Gjakovë, Mula ishte shpërngulur që në moshë të re në Shqipëri.
Ai njihet për veprat "Këngët e atdheut tim", "Valsi i lumturisë", dhe "Nënë moj do pres gërshetin".
Mula është babai i sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.
https://www.youtube.com/watch?v=UnPHp0QROl8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.