Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare këngëtari i famshëm Chris Cornell.
Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit, e ka konfirmuar një përfaqësues i tij, teksa shtoi se ''vdekja e Chris ishte befasues dhe i papritur'', njofton Klan Kosova.
Lideri i grupeve ''Soundgarden'' dhe ''Audioslave'', është një prej zërave më të fuqishëm në skenën ndërkombëtare dhe ka lënë pas vetes shumë hite.
Përfaqësuesit e këngëtarit Cornell thanë po ashtu se se familja e tij do të punojë shumë me ekzaminuesin mjekësor për të përcaktuar shkaktun e vdekjes së tij, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.