Kantautori legjendar Neil Sedaka, i cili fitoi famë botërore në vitet 1960 ka vdekur në moshën 86 vjeçare.
TMZ ka mësuar se Neil nuk ndihej mirë të premten në mëngjes dhe u dërgua me ambulancë në spital, transmeton Klankosova.tv.
Familja e Sedakës i tha TMZ ... "Familja jonë është e shkatërruar nga vdekja e papritur e bashkëshortit, babait dhe gjyshit tonë të dashur, Neil Sedaka. Një legjendë e vërtetë e rock and roll-it, një frymëzim për miliona, por më e rëndësishmja, të paktën për ata prej nesh që patën fatin ta njihnin, një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që do të na mungojë shumë".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.