Aktori Joe Bologna ka vdekur në moshën 82 vjeçare.
Ylli amerikan i njohur për filmat My Favourite Year dhe Transylvania 6-5000, vdiq pas një beteje trevjeçare me kancerin në pankreas.
Bologna ishte nominuar për Oscar për Skenarin më të Mirë për filmin Lovers And Other Strangers më 1971.
Ai kishte qenë i martuar me aktoren Renee Taylor për mbi 50 vjet.
Në një deklaratë, Taylor konfirmoi që burri i saj ka vdekur në Duarte të Kalifornisë, dhe lartësoi “jetën e bukur të tij dhe vdekjen e bukur të tij”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.