Grupi i folklorit “Zëri i Kosovës”, nuk po ka hapësirë të denjë për të ushtruar.
Kjo pasi ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës në Fushë-Kosovë është në gjendje të rëndë, raporton Klan Kosova.
Ata shfrytëzuan ambientet e kësaj ndërtese, jo për të përformuar, por për të treguar kushtet e këqija që i kanë këtu.
Grupi ende shpreson se një ditë do të bëhet me hapësirë të re.
E vetë Komuna e Fushë-Kosovës po planifikon rindërtimin e kësaj qendre.
Detajet i gjeni në kronikën vijuese:
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.