Ish-basketbollisti i Utah Jazz, Mark Eaton, ka vdekur në moshën 64 vjeçare.
Lajmin e ka dhënë vetë franshiza amerikane ku kanë thënë që policia e kishte gjetur atë të shtrirë në rrugë pasi ishte aksidentuar me motoçikletën e tij.
Eaton kishte njohur suksese në ligën më të fortë në botë, NBA, duke u shpallur një herë Mbrojtësi më i Mirë i Vitit.
“Utah Jazz janë thellësisht të pikëlluar nga vdekja e papritur e Mark Eaton-it, i cili ishte një figurë e qëndrueshme në historinë e franshizës sonë dhe kishte një impakt të konsiderueshëm në komunitet pas karrierës së tij basketbollistike”, thuhet në komunikatën e Jazz-it.
https://www.youtube.com/watch?v=suRl9tF5Yo8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.