Ish-trajneri i skuadrës Vushtrria në hendboll, Andon Boshkovski, ka vdekur në moshën 47-vjeçare.
Boshkovski ka lindur më 5 tetor 1974. Si lojtar ka luajtur për Rabotniçkin dhe për kombëtaren kadete të Maqedonisë para se ta mbyllte karrierën e tij si lojtar në moshë të re për shkak të një dëmtimi në krah.
Maqedonasi ka punuar si trajner në Metalurg, Vardar, Strugë, Golden Art, Radovish dhe Tinex Prolet. Angazhimi i tij i fundit ka qenë në Kosovë.
Bushkovski ka qenë edhe pjesë e stafit profesional të Kombëtares së Maqedonisë në hendboll, ku ka punuar nga viti 2008 deri në vitin 2013. /Klankosova.tv/
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.