Ken Hensley, dikur tastierist i bendit Uriah Heep, ka vdekur në moshën 75 vjeç.
Hensley kishte qenë pjesë e këtij bendi për një dekadë, më saktësisht nga viti 1970 deri më 1980.
Lajmin e bëri të ditur vëllai i tij, Trevor, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Po e shkruaj këtë me zemër të rënduar që t’ju njoftoj se vëllai im Ken Hensley vdiq paqësisht në mbrëmjen e të mërkurës”, shkruan Hensley.
“Gruaja e tij e bukur, Monika, ishte pranë tij dhe e ngushëlloi Kenin në ato pak minutat e tij të fundit me ne”, ka vijuar ai.
https://www.youtube.com/watch?v=eKcFAmq5UKk
https://www.facebook.com/trevor.hensley.779/posts/10158597171891011
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.