Interi po mban zi për humbjen e njërit prej presidentëve të tyre më ikonikë, Ernesto Pellegrini, i cili ka vdekur në moshën 84-vjeçare, pikërisht ditën kur “Nerazzurrët” përgatiten të luajnë finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Pellegrini mori drejtimin e klubit në vitin 1984, duke e blerë atë nga Ivanoe Fraizzoli, dhe drejtoi një nga epokat më të suksesshme në historinë moderne të Interit, në një mandat të përcaktuar nga ambicia, vizioni dhe trofetë.
Nën udhëheqjen e tij dhe menaxhimin e Giovanni Trapattonit, Interi fitoi 'Scudetto dei record' legjendar në sezonin 1988–89, duke vendosur një rekord të ri pikësh për një sezon me 18 ekipe në Serie A me 2 pikë për fitore.
Pellegrini ishte gjithashtu pas mbërritjes së yjeve gjermanë Lothar Matthäus, Andreas Brehme, Jürgen Klinsmann dhe Karl-Heinz Rummenigge - lojtarë që ndihmuan në përcaktimin e një epoke. Interi gjithashtu fitoi dy Kupa UEFA (1991, 1994) dhe një Superkupë të Italisë (1989) gjatë presidencës së tij.
Triumfi i Kupës UEFA të vitit 1991,në veçanti, i dha fund një pritjeje 26-vjeçare për lavdinë evropiane. Pellegrini përfundimisht ia shiti klubin Massimo Morattit në vitin 1995, por trashëgimia e tij vazhdon të mbahet mend edhe sot e kësaj dite. /kp
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.