Federata e Taekwondos të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur ish-Presidentii i kësaj federate, Gani Krasniqi.
Kryetari aktual i FTWK-së, Arsim Agushi, ka thënë se Gani Krasniqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e taekwondos dhe ka qenë një bashkëpunues i denjë për komunitetin sportiv.
“Në këtë moment të dhimbjes, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që patën nderin ta njihnin dhe të punonin me të. Pusho në paqe”, ka thënë Agushi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.