Gerry Mardsen, këngëtari i bendit nga Liverpool-i, Gery and the Pacemakers, ka vdekur në moshën 78 vjeçe.
Ai vdiq më 3 janar pas një infektimi në zemër, sipas postimit në Twitter të mikut të tij, Pete Price.
“Me zemër të rënduar pasi fola me familjen duhet t’ju them se legjendari Gerry Mardsen MBE ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër e që ishte infeksion në zemër”, ka shkruar Price.
“Ua dërgoj dashurinë e krejt botës Paulinës dhe familjes së tij. Ti kurrë nuk do të ecësh i vetëm”.
Pikërisht ka qenë kënga “Ti kurrë nuk do të ecësh i vetëm”, versioni i kënduar nga Mardsen dhe bendi i tij që e çimentoi historinë e tij, pasi ajo tashmë është bërë himn i klubit legjendar anglez, dhe që këndohet nga fansat e të Kuqve në secilën lojë ku janë të pranishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=OV5_LQArLa0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.