Mick Rock, fotografi i artistëve si David Bowie, Queen, Lou Reed, Stooges, Sex Pistols dhe më shumë, ka vdekur në moshën 72 vjeçare.
Vdekja e tij u konfirmua në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të enjten mbrëma, në një deklaratë ku thuhej: “Me zemër të lënduar ne ju tregojmë që Mick Rock është ndarë nga jeta”.
“Ai ishte një poet fotografik – një forcë e vërtetë e natyrës që i kalonte ditët e tij duke bërë pikërisht atë që donte, gjithmonë në mënyrën e tij të mrekullueshme”.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.