23.08.2018 · përditësuar para 2878 dite1 min lexim
Kitaristi i bendit Lynyrd Skynyrd, Ed King, ka vdekur në moshën 68 vjeçare.
Ai mësohet të ketë dhënë frymën e fundit në shtëpinë e tij në Nashville të Tennessee-së.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e Ed King i cili u nda nga jeta në Nashville të Tennessee-së më 22 gusht, 2018”, thuhet në njoftimin e publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
“I falënderojmë fansat dhe miqtë e tij të shumtë për dashurinë dhe përkrahjen ndaj Edit në jetën dhe karrierën e tij”.
King ishte pjese e rëndësishme e grupit që e popullarizoi nën-zhanrin e Rokut Jugor, dhe është bashkë-autor i një prej hiteve të tyre kryesore, Sweet Home Alabama, transmeton Klan Kosova.
Ai iu ishte bashkuar atyre më 1972 duke i krijuar tri albume me ta, por ishte larguar tre vjet më vonë.
https://www.youtube.com/watch?v=ye5BuYf8q4o&feature=youtu.be
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.