Legjenda e Chicago Bulls, Scottie Pippen, ka njoftuar se djali i tij, Antron, është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeç.
“Jam zemërthyer të ndaj me ju që dje ia dhashë lamtumirën djalit tim të parë, Antronit. Të dy ndanim bashkë dashurinë për basketbollin, dhe kishim pafund biseda për këtë lojë”, shkruan Pippen në Instagram.
“Antroni vuante nga astma kronike, dhe po të mos e kishte, besoj vërtet ai do të arrinte në NBA. Ama ai nuk e la kurrë atë që ta rrëzojë - Antoni mbetej pozitiv dhe punonte zellshëm, dhe jam fort krenar për burrin që ai u bë”.
Pippen kërkoi nga ndjekësit e tij që ta mbajnë në lutjet e tyre ish-gruan e tij njëherësh nënën e birit të tij, si dhe gjithë rrethin e tij të ngushtë.
“Ju lutem lutuni për nënën e tij, Karenin, dhe për të gjithë familjen dhe miqtë e tij”.
“Një zemër e mirë dhe një shpirt i bukur u largua shumë herët. Të dua, bir, pusho lehtë deri kur të shihemi prapë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.