DJ i famshëm, Robert Miles, i njohur për hitin e tij trans Children, ka vdekur në moshën 47 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.
Muzikanti italian kishte ngjitur majat e toplisatve në 12 vende me atë këngë, e cila së pari ishte publikuar më 1995 dhe e kishte arritur pozitën numër 2 në Britani të Madhe më 1996, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu e fitoi çmimin Brit Award për aktin më të mirë të ri më 1997.
DJ u nderua nga shumë kolegë të tij në muzikë përfshirë dhe Boy George, Armin Van Buuren dhe Darude.
https://www.youtube.com/watch?v=QwqmJilXxJY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.