Një njeri i moshuar ka ndërruar jetë teksa po shikonte filmin më të ri ‘’ The Conjuring 2".
Kjo si pasojë e skenave të frikshme të këtij filmi të zhanrit horror, njofton Klan Kosova.
Viktima bëhet e ditur që ndërroi jetë pikërisht në kinemanë në Tiruvannamalai, të Indisë, derisa ishte i shoqëruar nga miku i tij.
Më e çuditshmja del të jetë se trupi i viktimës i cili është një 65 vjeçar, është zhdukur papritur teksa është dërguar për trajtimet e mëtutjeshme të mjekësisë ligjore, përcjellë Klan Kosova.
Shkaku apo motivet e vdekjes ende janë të panjohura, megjithatë shumë besimtarë të të tillave gjëra kanë thënë se vdekja e tij erdhi si pasojë e një aktiviteti paranormal që kishte të bënte me filmin horror ‘’The Conjuring 2’’.
Ky nuk është rasti i vetëm që shkaktohet probleme nga ‘’The Conjuring 2’’, edhe persona të tjerë të cilët kanë shikuar filmin e tillë, është raportuar se kanë përjetuar ankthe dhe shtrëngime gjoksi, gjë që nga psikologët dhe mjekët është këshilluar të mos shikohet nga persona të tillë, përcjellë Klan Kosova.
E plotësuar:
Ky nuk është rasti i vetëm që ''The Conjuring 2'' ka shkaktuar vdekje. Rreth 37 persona të tjerë kanë ndërruar jetë derisa kanë shikuar skenat e frikshme të filmit horror në fjalë, raportojnë mediat e huaja, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.