Bokseri legjendar amerikan, Jake LaMotta, është ndarë nga jetë të mërkurën në moshën 96 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Ish-kampioni botëror në peshat e mesme ka vdekur në një shtëpi pleqsh shkaku i komplikimeve nga pneumonia, i tha gruaja e tij mediumit amerikan TMZ.
Ai gjatë karrierës së tij të bujshme kishte zhvilluar 106 meçe profesionale, nga të cilat kishte arritur 83 fitore (prej tyre 30 me nokaut), kishte pasur 19 humbje dhe katër barazime.
LaMotta ishte përjetësuar në filmin e bazuar në shënimet e tij autobiografike “Raging Bull”, nën regjinë e Martin Scorsese.
Rolin e tij e kishte luajtur Robert De Niro, për të cilën performancë ishte shpërblyer me çmimin Oskar për aktorin më mirë në rol kryesor.
https://www.youtube.com/watch?v=YiVOwxsa4OM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.