Djali i aktorit Tim Roth, Cormac Roth, ka vdekur në moshën 25-vjeçare.
Kitaristi ishte diagnostifikuar me kancer në nëntorin e vitit të kaluar, ndërkaq nga jeta ishte ndarë në mes të këtij muaji, më 16 tetor.
“Ai ishte një rruzull elektrik energjie dhe shpirti i tij ishte i mbushur me dritë dhe mirësi”, thuhet në komunikatën e familjes së tij.
“E duam. Do ta mbajmë me vete kudo që shkojmë,” përfundon njoftimi i familjes së tij.
Kishte qenë vetë Roth ai që kishte njoftuar për diagnozën e tij në Instagram.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.