Ish-vokalisti i Faith No More, Chuck Mosley, është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare.
Në një deklaratë nga familja e tij të publikuar përmes publicistit të tij, vdekja e Mosleyt thuhet të ketë qenë si pasojë e shkaqeve që lidhen me varësinë e tij nga droga, pasi që këngëtari kishte kaluar nëpër “një periudhë të gjatë të të qenit i pastër nga droga”.
Mosley ishte këngëtar në bendin Faith No More në vitet 1984-1988 dhe mori pjesë në dy albumet e para të këtij bendi “We Care a Lot” (1985) dhe “Introduce Yourself” (1987).
https://www.youtube.com/watch?v=ZN9bvm6mLUA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.