John Blackwell Jr, bateristi i Prince për 15 vjet, ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare.
Muzikanti vdiq pasi u ndesh me kancerin e trurit, njoftoi bashkëshortja e tij Yaritza të martën përmes Instagramit, transmeton Klan Kosova.
“Bashkëshorti im i mrekullueshëm John Blackwell Jr, shkoi në një mënyrë paqësore nën shoqërinë time sot”, shkroi ajo. “Falënderoj Perëndinë për jetën e tij dhe falënderoj të gjithë për mbështetje”.
John u diagnostikua me tumor të trurit vitin e kaluar, gjë që ndikoi në përdorimin e krahut dhe këmbës së tij të majtë. John u diagnostikua me tumor të trurit vitin e kaluar, gjë që ndikoi në përdorimin e krahut dhe këmbës së tij të majtë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.