Graeme Edge, bateristi i njohur i Moody Blues, ka vdekur në moshën 80 vjeçare,
Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së muzikantit të njohur nga Britania e Madhe.
Vdekja e Edge-ut u konfirmua nga një komunikatë në faqen zyrtare të këtij grupi në Facebook.
“Është një ditë shumë e pikëllueshme. Tingulli dhe personaliteti i Graeme-t është i pranishëm në gjithçka që e kemi bërë bashkë dhe fatmirësisht ajo gjë do të vazhdojë së jetuari” thuhet në njoftim.
https://www.youtube.com/watch?v=kmmPFrkuPq0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.