Ka vdekur basketbollisti i njohur gjerman Ademola Okulaja.
Shkaqet e vdekjes së 46 vjeçarit ende nuk dihen.
Sipas raportimit të mediave gjermane Okulaja, vdiq më 16 maj.
Basketbollisti me prejardhje nga Nigeria, ishte lojtar kyç i kombëtares gjermane së bashku me Dirk Nowitzkin.
46 vjeçari ishte edhe kapiten i kombëtares gjermane.
Ademola Okulaja, luajti për ekipet si: Alba Berlin, Girona, Barcelona, Benetton, Khimki, Alicante e Brose Baskets.
Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar në Kupat e Botës 2002 dhe 2006. Okulaja me Gjermaninë morë pjesë në Kampionatin Evropian në 1995, 1997, 1999 dhe 2001.
https://www.youtube.com/watch?v=t13jZ8FShQs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.