Leonard Hubbard, basisti i grupit The Roots, ka vdekur në moshën 62 vjeçare.
Grupi postoi një fotografi të muzikantit të ndjerë në Tëitter dhe shkroi: “Me zemër të thyer ne i themi lamtumirë vëllait tonë Leonard Nelson Hubbard. Tranzicioni yt le të sjellë paqe në familjen tënde, miqtë e tu, fansat dhe të gjithë ata që të donin. Pusho i qetë”.
Sipas mediave të huaja, Hubbard vdiq nga një formë e rrallë e kancerit në gjak, me të cilën ai u diagnostikua për herë të parë në vitin 2007.
Hubbard ishte pjesë e grupit nga viti 1992 deri sa doli në pension në vitin 2007 dhe luajti në të gjitha disqet e grupit me bazë në Filadelfia.
Pas daljes në pension, pasioni i tij për muzikën nuk mbaroi, pasi muzikanti bëri një album me regjistrime këngësh me emrin e tij, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.