Atleti i Katarit, Abdalelah Haroun, i cili fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2017 në Londër, ka vdekur në një aksident me makinë në moshën 24 vjeçare.
Kryetari i Federatës së Atletikës së Katarit, Mohammed Issa al-Fadala, tha se Haroun vdiq në një aksident në Doha.
Harouni gjithashtu fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Brendshëm në 2016 dhe atë të artë në Lojërat Aziatike në 2018, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
"Sportet dhe atletika e Katarit, në nivel global, humbi një hero të madh," tha Al-Fadala.
I lindur në Sudan, Haroun përfaqësoi për herë të parë Katarin në vitin 2015.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.