Këngëtarja me famë ndërkombëtare e zhanrit bossa nova, Astrud Gilberto, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Versioni i saj i këngës “Vajza nga Ipanema” vazhdon të jetë më i famshmi dhe më i dëgjuari.
Bashkëpunëtori i kamotshëm i saj, Paul Ricci, e ka konfirmuar vdekjen e Gilbertos, duke thënë që i biri i saj, Marcelo, kishte kërkuar nga ai që ta bënte publik këtë lajm.
“Ajo ishte pjesë e rëndësishme e të GJITHË asaj që është muzikë braziliane në botë, dhe ajo ndryshoi shumë jetë me energjinë e saj”, ka shkruar Ricci.
https://www.youtube.com/watch?v=sVdaFQhS86E
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.