Një ari polar, i cilësuar si “më i mërzituri në botë”, ka vdekur në moshën 30 vjeçare në Argjentinë.
Arturo ka ndërruar jetë në Kopzshtin Zoologjik Mendoza, dy vjet pas një peticioni që kishte mbledhur më shumë se gjysmë milioni nënshkrimesh, me anë të të cilit kërkohej që ai të zhvendosej në Kanada.
Drejtori i kopshtit zoologjik, kishte thënë se ariu ishte shumë i vjetër për tu zhvendosur në siguri të plotë. Arturo, që ka vdekur të dielën kishte jetuar në kopshtin e Mendozas që nga mosha 8 vjeçare, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët e Mendoza’s, kanë thënë se ariu ka vdekur nga komplikacionet e moshës së vjetër.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.