Alexi Laiho, themelues i bendit metal, Children of Bodom, ka vdekur në moshën 41 vjeç.
Vdekja e tij është konfirmuar nga supergrupi “Bodom After Midnight”, nga ish-anëtari i bendit, Daniel Freyberg, pasi Children of Bodom njoftoi për ndarjen e tyre më 2019.
“Me zemra të rënduara dhe me pikëllim të madh duhet t’ju njoftojmë për vdekjen e Alexi Laiho-s”, thuhet në deklaratën e Bodom After Midnight.
“Jemi absolutisht të dërrmuar dhe zemërthyer nga humbja e papritur e mikut tonë të dashur dhe anëtarit tonë të bendit. Daniel, Mitja dhe Waltteri”.
https://www.youtube.com/watch?v=5cEK1OLhUKQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.