Markie Post, aktorja e njohur për rolet e saj në "Night Court" dhe "The Fall Guy", ka vdekur në moshën 70 vjeçare.
Menaxheri i saj, Ellen Lubin Sanitsky, e ka konfirmuar lajmin për CNN të dielën, përcjell Klankosova.tv
"Me trishtim të madh, familja e aktores Markie Post sonte ndan vdekjen e saj pas një beteje trevjeçare me kancerin," ka thënë familja e të ndjerës në një deklaratë.
Post zgjodhi të vazhdojë të punojë pavarësisht luftës me kancerin.
"Për ne, krenaria jonë është se kush ishte ajo përveç aktrimit. Një person që bëri ëmbëlsira të shijshme për miqtë, qepi perde për apartamentet e para dhe na tregoi se si është të jemi të sjellshëm, të dashur dhe falës në një botë shpesh të ashpër”, kanë thënë familjarët e saj.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.