23.01.2019 · përditësuar para 2724 dite1 min lexim
Ka ndërruar jetër aktorja e njohur Fatime Llugiqi. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se aktorja Llugiqi kishte mbaruar shkollën e lartë Pedagogjike, grupi i artit dramatik në vitin 1971/72, klasa e profesorëve të njohur Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli.
Ajo ishte e punësuar në Teatrin Kombëtar qe nga viti 1973.
Fatime Llugiqi mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë.
Me rastin e ndarjes së saj nga jeta, Teatri Kombëtar i Kosovës do të mbajë nesër në orën 11:00 një mbledhje komemorative, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.